Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Kompleksin e Martirëve në Çikatovë të re

30 Prill, 2025

 

Çikatovë e re, 30 prill 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë të Kuvendit, bënë homazhe pranë varrezave të martirëve dhe vendosën lule të freskët te pllaka përkujtimore në Memorialin e Martirëve në Çikatovë të re.

Aty prehen martirët e vrarë gjatë luftës së fundit dhe viktimat e zhdukura me dhunë, trupat e të cilëve u gjetën më vonë në Serbi dhe u rivarrosën me nderim në këtë memorial.

Memoriali gjithashtu përbëhet nga një mur muzeal, krahas varrezave dhe pllakës përkujtimore dhe hapësira përreth, të krijuara për të respektuar kujtimin e atyre që humbën jetën dhe për të ndihmuar brezat e ardhshëm të njohin historinë.

Last modified: 2 Maj, 2025

Comments are closed.