Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bën homazhe te varri i Komandant Drinit në Prizren

8 Maj, 2025

Landovicë, 8 maj 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren e tretë në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe deputetë të Kuvendit, bëri sot homazhe në 25- vjetorin e vrasjes së Ekrem Rexhës, të njohur si Komandant Drini, në Landovicë të Komunës së Prizrenit.

Kryeministri Kurti tha se Ekrem Rexha, Komandant Drini, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur, i cili me pushkë në dorë dhe me strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb dhe sot shënojmë 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Pas homazheve te varri i tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për familjen e Komandant Drinit, që e dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin shqiptar.

“Lavdi Komandant Drinit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!’’ u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazheve te varri i Komandant Drinit, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe edhe te memoriali në lagjen Bazhdarhane.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Ekrem Rexha, komandant Drini ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë dhe me strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb dhe sot shënojmë 25-vjetorin e vrasjes së tij me ç’rast bëmë homazhe këtu te varri i tij dhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë tek familja e tij që e dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin shqiptar.

Lavdi Komandant Drinit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Last modified: 8 Maj, 2025

Comments are closed.