Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti diplomatin amerikan Philip Reeker


Image


Image


Image

Prishtinë, 16 janar 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti  diplomatin amerikan, zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, z. Philip Reeker.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e njoftoi diplomatin amerikan për zhvillimet kryesore në Kosovë, me theks të veçantë për dialogun e bisedimeve teknike me Serbinë në Bruksel, për implemetimin e marrëveshjeve të arritura dhe për përmbushjen e parakushteve për hapjen e perspektivës euroatlantike.

Në takim po ashtu u bisedua për thellimin bashkëpunimit rajonal të Kosovës, për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik.

Diplomati amerikan Reeker ritheksoi mbështetjen e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe afirmimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors