Krahas takimeve bilaterale, Kryeministri Kurti, po ashtu ishte pjesë e një paneli të diskutimit në kuadër të Forumit. Aty ai foli për progresin në indikatorët ekonomikë dhe demokratikë në vend, për arritjet në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si dhe reformat në kuadër të qeverisjes.
Pjesë përbërëse e diskutimit ishte lufta në Ukrainë si pasojë e invazionit të paprovokuar të Federatës Ruse, e cila javën e kaluar shënoi njëvjetorin e fillimit të saj dhe për efektet dhe implikimet ekonomike dhe të sigurisë në kontinent dhe rajon.
Kryeministri Kurti më tej foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe për rëndësinë e ratifikimit sa më të shpejtë të tre marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të procesit të Berlinit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Last modified: 1 Mars, 2023