Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Muharremi,
Lajmin për ikjen e papritur të pjesëtarit tuaj të nderuar e morëm me pikëllim!
Qeveria e Republikës së Kosovës e kujton z. Bujar Muharremi si diplomat, analist dhe gazetar të zotin.
Z.Muharremi ishte i motivuar për t’i shërbyer të vërtetës dhe të mirës së përgjithshme. Ai ka qenë në kulmin e pjekurisë profesionale.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 9 Maj, 2008