Prishtinë, 29 tetor 2009
Në telegramin e urimit thuhet:
E nderura kancelare Merkel,
Me rastin e rizgjedhjes suaj Kancelare e Gjermanisë, më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju përcjell përgëzimet më të sinqerta.
Shpreh bindjen se nën drejtimin tuaj, Gjermania, si një ndër shtetet e rëndësishme të Bashkimit Evropian do të arrijë rezultate edhe më të mëdha në të gjitha sferat.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shpreh vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me qeverinë e drejtuar nga Ju.
Qeveria dhe populli i Kosovës vlerëson lartë mbështetjen e shtetit gjerman për Kosovën, në të gjitha periudhat, posaçërisht mbështetjen që Gjermania është duke i dhënë Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 29 Tetor, 2009