Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, priti Ministrin e Mbrojtjes të Luksemburgut, z. Jean Loius Schiltz

28 Prill, 2008

Prishtinë,  28 prill 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri i Mbrojtjes së Luksemburgut, Jean Loius Schlitz kanë biseduar për zhvillimet e reja në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
 
Kryeministri Thaçi ka shprehur falënderimin, në emër të Qeverisë së Kosovës, për njohjen e Kosovës së pavarur , për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën.
 
“Biseduam për bashkëpunimin ekonomik, që do të avancohet në shkallë shumë më të lartë në të ardhmen dhe për bashkëpunimin e shumanshëm ndërqeveritar. Besoj se raportet tona do të jenë të shkëlqyeshme dhe këto raporte do të ndihmojnë integrimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian” është shprehur kryeministri Thaçi.
 
Ministri i Mbrojtjes së Luksemburgut, Jean Loius Schlitz ka shprehur kënaqësinë që ai është ministri i parë i Luksemburgut, që viziton Kosovën pas shpalljes së pavarësisë, dhe ka shprehur  gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike.
Z. Schlitz ka bërë të ditur se qeveria e Luksemburgu do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në pesë vitet e ardhshme me rreth 6 milion euro për vit.
 
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Mbrojtjes së Luksemburgut kanë shprehur gatishmërinë e dyanshme për të zhvilluar bashkëpunim të mirë dhe me interes reciprok për të dy vendet.
 
Luksemburgu do të marr pjesë edhe në Konferencën e Donatorëve, që pritet të organizohet për Kosovën, dhe do të jetë aktiv në mbështetje të zhvillimeve pozitive për Kosovën.

Last modified: 28 Prill, 2008

Comments are closed.

×