Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi udhëton sot për në Bruksel, do të takohet me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashme dhe Siguri, Havier Solana

1 Prill, 2009

Prishtinë, 1 prill 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Të premten Kryeministri Thaçi do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Havier Solana, ku temë qendrore e diskutimeve do të jetë përshpejtimi i procesit të Integrimit Evropian të Kosovës.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi do ta njoftojë z. Solana lidhur me progresin e arritur në Kosovë, për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e reformave të gjithanshme, në drejtim të implementimit të të gjitha kritereve demokratike për integrim në Bashkimin Evropian.

Last modified: 1 Prill, 2009

Comments are closed.