Prishtinë, 5 korrik 2009
E kam theksuar edhe më herët se nuk është e drejtë që ne nga Kosova të interferojmë apo të prezantojmë preferenca të skemave partiake. Unë ndjehem tepër mirë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me institucionet e Shqipërisë. Ritheksoj, mbi çdo preferencë lideri, ideologjie apo partie për ne është zhvillimi dhe avancimi i integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE , – ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.