Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski

10 Janar, 2012

Prishtinë, 10 janar 2012

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në rajon.  

Kryeministri Thaçi gjatë takimit ka vlerësuar lartë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i mëtejmë i këtyre dy vendeve fqinje do të shënojë ngritje dhe avancim të vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në takim, kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të përmbushjes nga ana e të gjitha vendeve të rajonit të kritereve dhe standardeve të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski duke e falënderuar kryeministrin Thaçi për mikpritje është shprehur se Kosova dhe Maqedonia kanë ndërtuar marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe premtoi se vendi tij do të mbështesë Kosovën në proceset integruese.

Last modified: 10 Janar, 2012

Comments are closed.