Kryeministri Hashim Thaçi nisi sot solemnisht fushatën e korrje-shirjeve në arat e Piranës së Prizrenit


Image


Image

Prishtinë,  02 korrik 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  shoqëruar nga ministri i Bujqësisë,  Idriz Vehapi  sot në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit solemnisht ka hapur fushatën e korrje–shirjeve. Në arën e bujkut Rasim Elshani, kryeministri Thaçi ka korrur simbolikisht kallinjtë e parë të grurit duke uruar korrje të begatshme për këtë vit në Republikën e Kosovës.

Në vazhdim po japim fjalën e kryeministrit, Hashim Thaçi me rastin e fillimit të sezonit të korrje – shirjeve në Republikën e Kosovës:

Kam nderin që sot të fillojë sezonin e korrje – shirjeve 2009 këtu në Piranë. Sezonin e korrje-shirjeve në Republikën e Kosovës. Ky aksion i korrje –shirjeve tashmë është tradicional. Sivjet për Ministrinë e Bujqësisë kemi ndarë buxhet rreth 40 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. 3.2 milionë euro janë subvencione për farë dhe ky është një përkushtim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ti mbështetur bujqit kosovarë. Dua të besojë se rendimentet do të jenë të larta.

Qeveria do të jetë në nivel të obligimeve që ka. Është paraparë gjithashtu edhe subvencionimi nga qeveria i derivateve të naftës me 35 për qind e shpenzimeve. Si vjet në Kosovë janë mbjellë me grurë mbi 70 mijë hektarë dhe në pjesën dërmuese të vendit rendimentet janë të kënaqshme.

Për fillimin e korrje-shirjeve Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë rreth 500 mijë euro, por do të intervenohet edhe me mjete tjera sipas nevojës.

Do të fillojnë masat e menjëhershme për përgatitjen për mbjelljet vjeshtore. 
Prizreni si komunë do të ketë shumë favore, favorin e tokës së mirë, edhe bujqve të vyeshëm dhe favorin që do të krijojë autostrada Vërmicë – Prishtinë – Merdarë.    

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors