Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

14 Shtator, 2010

Prishtinë, 14 shtator 2010
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
 

Me këtë rast, kryeministri Thaçi e ka uruar homologun e tij turk për sukesein e arritur në referendumin kushtetues në Turqi.
 

Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar suksesin e referendumit në Turqi, si një arritje të re në zhvillimin dhe avancimin e proceseve demokratike të Turqisë dhe në afrimin e mëtejmë të këtij vendi me Bashkimin Evropian.
 

Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar kryeministrin Erdoğan për mbështetjen që Republika e Turqisë i ka dhënë Kosovës gjatë procesit të miratimit të rezolutës nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me të cilën u legjitimua shtetësia e Kosovës.
 

Kryeministri Recep Tayyip Erdoğan në këtë kuadër ka shprehur gatishmërinë e vazhdueshme të Turqisë për të mbështetur Republikën e Kosovës në lobimin për njohje të reja.
 

Të dy kryeministrat janë angazhuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha sferat në interes të të dyja vendeve dhe dy popujve.
 

Gjatë bisedës, kryeministri Erdoğan konfirmoi se së shpejti me ftesën e homologut të tij, kryeministrit Thaçi do të vizitojë Republikën e Kosovës.

Last modified: 14 Shtator, 2010

Comments are closed.