Zyra e Kryeministrit

Intervistë me Vizion Plus

4 Prill, 2018

 

Me datë 4 prill 2018 kam dhënë intervistën time për televizionin e Shqipërisë, Vizion Plus. Në bashkëbisedimin që zhvillova me këtë televizion, kryesisht u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. Në vazhdimësi mund të gjeni pikat kyçe të këtij diskutimi.

Vizion Plus

Taksa për rrugën e Kombit, ndikimi i saj?

Kryeministri:

Kjo teme nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi të interesuar që t’a diskutojmë, pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodhë në gjithë botën. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne në të kaluarën kemi qenë shumë solidarë, kemi dhënë për çështje të ndryshme. Është dashur me ju thënë kosovarëve që nga paraja juaj që jepni për këtë taksë, për atë taksë do të përmbyllet ajo rruge, janë pjesë të tëra që kanë mbetur pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohën. Është mire një komunikim më i mire. Më ka ardhur keq nga skenat që kam pa, duhet me pas kujdes. Ju bëj thirrje të përmbahen, duhet të kemi kujdes në veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shumë dëm me qëllimin për të rregulluar diçka tjetër.

Vizion Plus

A ka një plan Qeveria e Kosovës të vendosë një taksë të tillë?

Kryeministri:

Ende jo.

Vizion Plus

Një pikë e nxehtë e ditëve të fundit ishte ajo e dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova. Ju ndërmorët akte konkrete për këtë ngjarje, duke shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e AKI-së, por ngjarja vijon të jetë e mbuluar me mister. Si mund të ndodhte një ngjarje e tillë pa dijeninë tuaj?

Kryeministri:

Ne praktikën e punës janë procedura që kryeministri nuk e ngarkon kohën me këtë. Por duke u nisur nga rëndësia e këtij aksioni, e kam cilësuar të papranueshëm mosinformimin nga ministri i brendshëm dhe drejtori i AKI-së prandaj i kam shkarkuar të dy.

Vizion Plus

Presidenti Erdogan ju ka sulmuar ashpër për qëndrimin tuaj. A keni një përgjigje për të?

Kryeministri:

Kemi interes partneriteti me Turqinë, është ndër shtetet e para që na ka njohur por jam habitur me deklarimet e tij, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë.

Vizion Plus

Por nga ana tjetër, Erdogan ka vlerësuar presidentin Thaçi, i cili ndau një qëndrim disi me më ndryshëm nga i juaji. A ka një krisje në marrëdhëniet tuaja me presidentin Thaci?

Kryeministri:

Mos me hy shumë në analizë, por ajo qe ka rendësi është se Kosova ka interes për miq dhe vende që na kuptojnë e procese përkrahëse. Është e nevojshme për Kosovën që të ruajë marrëdhënie të mira. Vendimi im për të shkarkuar dy zyrtaret e larte është vendim legjitim, sovran dhe nuk besoj se duhet ti japë kujt llogari për këtë. Ne komunikojmë me Thaçin, nuk i ka prekur marrëdhëniet tona kjo ngjarje.

Vizion Plus

A keni kërkuar informacione nga ambasadorja e Turqisë?

Kryeministri:

Jo nuk kam kërkuar. Dje kam shfrytëzuar një aktivitet për Gjergj Kastriot Skënderbeun për të shprehur mendimin tim edhe ne lidhje me ngjarjen. Ne nuk i hyjmë kujt në punët e shtëpisë, prandaj askush nuk duhet me na ndërhy neve.

Vizion Plus

A ka shtetas te tjerë turq te cilët rrezikojnë që të deportohen në Turqi?

Kryeministri:

Ne jemi shtet sovran dhe vendimet do të merren nga Kosova në përputhje me ligjet e Kosovës.

Vizion Plus

A ka Qeveria e Kosovës një plan për të mbyllur shkollat e financuara nga Fetullah Gylen?

Kryeministri:

Me sa di unë jo.

Vizion Plus

Sa e vështirë është për ju kjo situatë duke marrë parasysh faktin që Presidenti Erdogan ka një mbështetje të madhe nga qytetarët e Kosovës?

Kryeministri:

Nuk me vjen mire pasi Kosova ka nevoje për përkrahje dhe Turqia na ka njohur në planin ndërkombëtar. Nuk ndihem keq pasi jam në të drejtën time, kryej punët e mia në interes të popullit tim.

Vizion Plus

Zoti Kryeministër, pas gati 3 vitesh bllokim, Kuvendi i Kosovës miratoi Demarkacionin me Malin e Zi. Për shumë persona, kjo është një shkelje e premtimeve me të cilat ju erdhët në pushtet, ndërsa për shumë të tjerë, një fitore e qeverise tuaj. Ju si do ta cilësonit?

Kryeministri:

Jemi në punë ende, korrigjimi është në proces. Ajo që ne i gëzohemi është edhe konsolidimi i shtetit fqinj, Malit të Zi. Na vjen shumë mirë që Mali i Zi është anëtar i NATO-s, po shpejton drejt BE-së, tani kanë zgjedhjet dhe mendojmë se me presidentin i cili është njohës shume i mirë i çështjeve të Ballkanit, do të kemi marrëdhënie shumë te mira. Jam optimist që e drejta e Kosovës do të zbatohet.

Vizion Plus

Komisioni Evropian e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me këtë marrëveshje. Tashmë që ajo u miratua, kur e mendoni se qytetarët e Kosovës mund të lëvizin te lire?

Kryeministri:

Mendoj se liberalizimi ka ndodhë atë ditë që ka ndodhë votimi i ligjit për demarkacionin. Ligji cili po ashtu ka në vete edhe raportin e komisionit shtetëror që parasheh të gjeturat për korrigjim dhe marrëveshjen e presidentëve. Tani vijnë etapat implementuese. Po i mbyllim së bashku me BE, mendoj se jemi në një proces të mirë për liberalizim. Është çështje muajsh aspekti faktik.

Vizion Plus

Si e komentoni arrestimin e Marko Gjuriq?

Kryeministri:

Ishte një ngjarje e panevojshme. Ne i kërkuam z.Gjuriq që të priste edhe 24 orë kur i skadonte ndalesa. Për fat te keq ai u shfaq ne publik ne kohen e ndalesës, kundër ligjit. Na vjen keq qe shkoi ashtu e tera. Perspektiva e popujve tanë është dialogu dhe atë e mbështesim.

Vizion Plus

A patët presion nga Beogradi apo nga ndërkombëtarët për lirimin e tij?

Kryeministri:

Ndalimi i z.Gjuriq ishte i pashmangshëm pasi ishte i paligjshëm. Menaxhimi e ndalimi i tij ishte çështje e vullnetit, nuk kishte rëndësi që të mbahej. Ai ka mund t’i kthehet familjes dhe punëve të veta brenda pak orësh. Nuk ka pas presion, por komunikim të vazhdueshëm.

Vizion Plus

Tashme qe Lista Serbe ka dal nga koalicioni, a ndihet e rrezikuar qeveria juaj?

Kryeministri:

Zakonisht qeverinë nuk e mbajnë vetëm anët formale të marrëveshjeve, por argumentet. Qeveria që udhëheq ka qenë e kujdesshme, ka kaluar plot tema te vështira dhe disa prej tyre nuk janë te vështira, sepse ne i kemi shkaktuar, por janë tema te vështira. Ato na kanë ndarë. Ka një mirëkuptim me deputetët shqiptarë dhe kemi një përkrahje për të ecur përpara.

Vizion Plus

Komunat me shumice serbe kane njoftuar qe në datë 20 prill do te shpallin vet Asociacionin “Zajednicen”. Cila do të jetë përgjigja e Qeverisë së Kosovës, nëse një gjë e tillë do të ndodhë?

Kryeministri:

Ky është një drejtim naiv që i ngjason kohës së luftës, jemi tani në demokraci. Kemi një Kushtetutë që ka një kualitet evropian. Serbët e Kosovës janë popull i barabartë në Kushtetutën e Kosovës. Veprimi i njëanshëm është i gabuar, jashtë kornizës kushtetuese. Kosova ka qene dhe është e gatshme për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, në përputhje me kushtetutën, veçanërisht kur kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që na obligon.

Vizion Plus

A keni frikë nga zgjedhjet e parakohshme?

Kryeministri:

Zgjedhjet janë te mira për demokracinë dhe i mirëpres. Fokusohem tek punët që kemi përpara. Mendoj që duke e konsoliduar Kosovën ashtu e avancojmë çështjen shqiptare dhe na bënë më të zotë. Unë i kryej punët e shtëpisë, kjo është detyra ime.

Vizion Plus

Një koment për ligjin gjuhën shqipe në Maqedoni?

Kryeministri:

Na ka ardhur shume mirë që edhe Maqedonia e ka gjetur rrugën përpara për popullin e vet.

Vizion Plus

Si e shikoni ndërhyrjen dhe influencën ruse ne Ballkan?

Kryeministri:

Orientimi i Kosovës është euroatlantik, anëtarësimi në BE e në NATO. Kam qenë një ndër të parët që kam reaguar kundër veprimeve të reja qe i kam pa, rrezikimi i jetës me armë bërthamore. I bashkohemi perëndimit me këtë.

Vizion Plus

Çfarë po ndodhë me Ushtrinë e Kosovës?

Kryeministri:

Ne proces kushtetues, por edhe ligjor së shpejti.

Vizion Plus

A keni frikë nga Gjykata Speciale?

Kryeministri:

Drejtësia është diçka që na jep siguri e jo frikë. Ku ka ligj është e mirë për të gjithë.

Vizion Plus

A ka politikanë që kanë frikë??

Kryeministri:

S’ka pse, ne kemi bërë luftë të drejtë si Kosovë, jemi në anën e lirisë dhe mbrojtjen e atyre qe u rrezikohet jeta.

Vizion Plus

A keni frikë nga “sulltani” Erdogan??

Kryeministri:

Qëllimi është që Kosova të mos ketë armiq, kur kam të drejte nuk kam frikë. Nëse do të ndihesha që nuk kam të drejtë, do të kisha. Ne jemi në vendin tonë, në të drejtën tone.

Vizion Plus

Një urim për Pashkët për te gjithë qytetarët e Kosovës që e festojnë këtë festë.

Kryeministri:

Kam pas rastin të shkojë edhe në katedralen ortodokse në Korçë dhe kam kaluar shumë mire, jam njoftuar me të gjithë meshtarët aty. Shqiptarët ashtu na ka ardhur puna me qenë nën ndikime nëpër shekuj. Por kjo është edhe një pasuri e jona, ne e dimë vetë për myslimanizmin dhe për tarikatet, bektashinjtë etj. Unë jam gëzuar për pashkët. Uroj Pashkët Ortodokse besimtareve shqiptare. Ne kemi një thënie. Me shëndet Pashkët.

Për këto dhe temat tjera, ju ftoj ta ndiqni intervistën time të plotë me televizionin Vizion Plus, në kanalin tim të Youtube.

Last modified: 4 Prill, 2018

Comments are closed.