Zyra e Kryeministrit

Intervista në Rubikon – 05.09.2018

5 Shtator, 2018

Me datë 5 gusht 2018 kam dhënë intervistën time për televizionin Koha Vision, emisioni Rubikon. Në bashkëbisedimin që zhvillova në këtë televizion, kryesisht u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.

Në emisionin Rubikon, të Koha Vision përballë Adriatik Kelmendit theksova rolin e procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Unë jam kryetar i qeverisë dhe i kryej punët. Vij prej një familje që ka traditë. Nuk po e pyes Avdullah Hotin për familje. Nuk po e pyes Albin Kurtin për familje.

Vonesat dhe krizat në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve po pengojnë vetëm vazhdimësinë e proceseve të Kosovës.

“Dialogu nuk po na rrezikon pushtetin, nuk ka të bëj me dialog… po rrezikohet vetëm vazhdimësia e proceseve të Kosovës”.

Opozita nuk është e gatshme për zgjedhje.

Bëjnë mirë të bëhen gati për zgjedhjet e rregullta pasi në një gjendje siç janë sot, ata mund të humbin përsëri nga koalicioni aktual qeverisës.

“Nuk janë të gatshëm për zgjedhje. Po ikim prej përgjegjësive, nuk është mirë me ik prej dialogut. Nëse ky koalicion shkon bashkë, ata prapë humbin. Isa Mustafa nuk ka gjendje fizike për me dalë në fushatë, Albin Kurti e ka partinë përgjysmë. Ky koalicion që qeverisë sot nuk ka pikë prej qiellit po ka dalë fitues”.

“Nuk është qeveria që nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare po parlamenti. Nëse ata mendojnë që kanë legjitimitet më shumë se unë me përfaqësu Kosovën apo janë më të mençur, mirë ata e patën mundësinë po nuk bënë asgjë”.

“I kam thënë se unë nuk rri në tavolinë nëse kjo temë hapet. Nënkupton që nuk jam pjesë as e koalicionit, as e pushtetit e as e kryetarit të qeverisë”.

Fushatat dhe iniciativat që po mbahen me fokus në paralajmërimet e presidentit Thaçi se marrëveshja përfshin ndryshim të kufijve, “më vjen keq, e kanë të dështuar, nuk shkon ashtu”.

Qëndrimi i çdo marrëveshje me Serbinë e cila përfshin ndryshim të kufijve mbetet e qartë dhe përkthehet në thirrje për luftë.

Vetëm përmendja e termit luftë nuk është e thjeshtë veçmas kur vjen nga kreu i vendit.

“Kam treguar çka ndodh. Nuk është pak me thënë kryetari i vendit me thanë fjalën luftë, nuk po e thotë një njeri atje në qosh. Thellë besoj se kur flitet për territore është thirrje për luftë e tragjedi. Sa herë që flitet për territore flitet për pozicione të ushtrive, cila ruan andej e cila këndej”.

Përgjegjësia e dialogut është njëjtë si të jesh ministër apo kryetar i një vendi. Është e pamundur që në të njëjtën kohë të jesh kryeministër dhe përfaqësues i Kosovës në dialog.

U angazhova që të kuptojë drejt kërkesat edhe të opozitës duke emëruar kështu ekipin për negociata.

“Jam deklaru që nuk mundem me marrë pjesë se është agjendë e madhe. Është si të jesh kryetar i vendit edhe ministër i Shëndetësisë. Nuk munden m’i kry dy pune. Agjendë e dialogut sot është si një ministri. E kemi Limajn që ka pranu me marrë përgjegjësinë”,

“Qeveria e ka delegu një delegacion me emra.

“E kuptoj kompleksin e tyre ndaj Thaçit. Unë nuk kam votuar për Thaçin, gjysma e opozitës ja kanë bërë kuorumin, nëse ka patericë të Thaçit atëherë është LDK”.

“Kur ua kam dërguar platformën më kanë thënë pse është Thaçi, tani nuk e keni Thaçin, ku është problemi. Një herë e dhamë platformën, jemi detyruar me e largu sepse thanë po na pengon unitetin. Vetë janë ankuar, heke një herë, ta bëjmë një të përbashkët. Tash e kanë një delegacion ku nuk është emri i Thaçit.

Last modified: 5 Shtator, 2018

Comments are closed.

×