Me datë 16 korrik 2018 kam dhënë intervistën time për televizionin Tribuna në emisionin Euro Tribuna me Menduh Abazin. Në bashkëbisedimin që zhvillova në këtë televizion, kryesisht u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.
Në emisionin Euro Tribuna, të Tribuna Channel përballë Menduh Abazin theksova përkushtimin e Qeverisë për të përkrahur shtetin ligjor dhe për ta fuqizuar këtë, me ligjin e ri për paga Policët, mjekët, punonjësit e drejtësisë do të kenë rritje pagash.
Është gabim të vonohet statuti i Trepçës. Problemet e tjera zgjidhen me kohë, derisa statuti mundëson regjistrimin e Trepçës, ekzistimin e saj.
Është e pa tolerueshme vonesa e krijimit të Bordit mbikëqyrës për Trepçën dhe po ashtu është e pa tolerueshme lejimi i statutit të Trepçës si kompani e paregjistruar.
Raporti për vizat është moment kyç për vendin. Kthim prapa nuk ka, por ne duhet të jemi të fokusuar t’i kryejmë punët e shtëpisë.
Dialogu është i nevojshëm për vendin, është interes. Partitë politike në Kuvend kanë të drejtë të kërkojnë rolin e Parlamentit, por nuk duhet të krijojnë përçarje.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në intervistën time në Emisionin Euro Tribuna në Tribuna Channel përballë Menduh Abazi.
Last modified: 16 Korrik, 2018