Zyra e Kryeministrit

Familja Ime – “1 Qershori”, kryeministri Ramush Haradinaj përballë fëmijëve

8 Qershor, 2018

Me datë 1 qershor kam marr pjesë në emisionin Familja ime-televizionin Klan Kosova.

1 qershori është Dita Ndërkombëtarë e Fëmijëve. Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Prandaj për nderë të kësaj dite, pata përballje direkte me disa nga fëmijët e shkollës së Gjelbër.
U përgjigja pyetjeve të shumta të këtyre fëmijëve kureshtarë.

Çfarë nxënësi kam qenë, a shkoj në mbledhje të prindërve, a e kam festuar ndonjëherë ditën e fëmijëve “1 qershori “, a qajë kollaj, a bëhem nervoz për nota të fëmijëve, a ju jap të holla në mëngjes, kur do ti marrin fëmijët shtesat e premtuara nga qeveria, e shumë e shumë pyetjeve kureshtare të të vegjëlve.

Qeveria do të jetë gjithmonë e përkushtuar për përkrahjen drejt fëmijëve dhe ofrimin e kushteve më të mira për jetesë.

Last modified: 8 Qershor, 2018

Comments are closed.

×