Dr. Solomon Passy, President i Klubit Atlantik të Bullgarisë (ACB): Hashim Thaçi është një legjendë, biografia e tij është një enciklopedi e tërë

Prishtinë, 20 qershor 2012

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, më 18 dhe 19 qershor 2012, Kryeministri  i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me krerët më të lartë të shtetit bullgar, me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe mbajti një ligjëratë në Klubin Atlantik të Bullgarisë (ACB).

Ligjërata e kryeministrit Thaçi fokusohej në vizionin politik të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila më 2 korrik do ta mbyll Mbikëqyrjen e Ndërkombëtare të Pavarësisë.

Po ashtu, vend të veçantë zinin aspekte të sigurisë, si dhe vizioni bashkëkohor i ndërtimit të marrëdhënieve  të mira fqinjësore, krijimi i stabilitet rajonal, tejkalimi i urrejtjes ndëretnike dhe përvetësimi i vlerave  euroatlantike.

Ligjërata u mbajt para një auditori të respektuar akademik, analistëve dhe figurave të shquara të jetës publikë bullgare.

Në krye të Klubit  Atlantik të Bullgarisë, është Dr. Solomon Passy, ish ministër i Jashtëm i Bullgarisë, në vitet 2001 – 2005 dhe zyrtar i lartë i Bullgarisë në OKB ( kryesues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitet 2002, 2003).

Me rastin e prezantimit të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, Dr Solomon Passy tha: “Kryeministri Hashim Thaçi është një legjendë, biografia e tij është një enciklopedi e tërë.”
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors