Prishtinë, 14 janar 2012
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët janë në mbrojtje të rëndit dhe ligjit.
Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të shmangen nga përdorimi i dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm në mbështetje të policisë së Kosovës, e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh konsideratën e lartë për maturinë dhe sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave politike, shoqërisë civile dhe informimin profesional të medieve. Sjelljet e till janë në përputhje të plotë me vlerat civilizuese perëndimore dhe synimet tona për integrime euro-atlantike.
Last modified: 14 Janar, 2012