Zyra e Kryeministrit

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës

17 Mars, 2008

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 17 Mars 2008
 
Sot bëhen katër vite nga ngjarjet tragjike të Marsit të vitit 2004. Dhuna e Marsit të vitit 2004  shënon një nga kapitujt e errët në historinë tonë të re. Qytetarët e Kosovës dënuan dhe refuzuan sulmet të asaj dite. Qeveria e Kosovës sinqerisht shpreh keqardhjen për ngjarjet që shënuan atë ditë, edhe një herë ne shprehim solidarizimin tonë me të gjithë ata që u lënduan, humbën më të dashurit e tyre, dhe me të gjithë ata që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. Ne mbesim të përkushtuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara atë ditë, në veçanti riparimin e Kishave Ortodokse Serbe.

Tani kur Kosova është shtet i pavarur, ne si qeveri dhe si lidership kemi përgjegjësi edhe më të madhe që të sigurohemi që ngjarje të tilla të dhunshme mos të përsëriten më. Ne nuk mund ta shlyejmë historinë, por ne duhet të ndërmarrim hapa në mënyrë që të gjitha komunitetet në Kosovë të jetojnë të sigurt, me të drejta dhe liri të garantuara. Ne besojmë që implementimi i plotë i Planit të Presidentit Ahtisari, posaçërisht provizionet e ndërlidhura me mbrojtjen e kulturës dhe identitetit të secilit qytetarë që jeton në Kosovë, do të na ndihmojë në realizimin e qëllimit tonë. Për më tepër, të gjithë akterët në shoqërinë kosovare – qeveria, mediat, qytetarët – duhen të jenë të përgatitur të përgjigjen me maturi dhe qetësi në sfidat e ndryshme të sigurisë me të cilat mund të ballafaqohemi në të ardhmen.

Tani kur u bënë katër vite nga ngjarjet tragjike të marsit, ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të kujtojnë mësimet e marra në Marsin e 2004 dhe të përkushtohemi edhe më fuqishëm që të ndërtojmë një shtet në të cilin sundimi i ligjit triumfon mbi logjikën e dhunës dhe urrejtjes.

Last modified: 17 Mars, 2008

Comments are closed.

×