Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgenjimin dhe revoltën e saj të thellë për aktin e fundit të Serbisë lidhur me organizimin dhe mbajtjen e referendumit në pjesën veriore të vendit tonë.
Ky akt ilegal i cili do të prodhoj një rezultat ilegal dhe të papranueshëm, në menyrë të drejtëpërdrejtë cenon sovranitetin shtetror të Republikës së Kosovës. Poashtu, ky veprim ilegal i Serbisë është në kundërshtim më Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për me tepër, ky akt i fundit i Serbisë kundër Kosovës, dëshmon qartë ambiciet e sëmuara dhe pretendimet territoriale të Serbisë në raport me Kosovën.
Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëj trysni tek Serbia qe t’i jap fund akteve të tilla ilegale të cilat në menyrë të drejtëpërdrejtë cenojnë integritetin territorial të shtetit tonë të pranuar ndërkombëtarisht. Aketet e tilla ilegale dhe të papërgjegjshme të Serbisë nuk i shërbejnë në asnjë menyrë avancimit të agjendës euro-atlanike dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Last modified: 14 Shkurt, 2012