Prishtinë, 31 janar 2024
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mbajti konferencë për media, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Tematikat e trajtuara në këtë konferencë ishin çështja e rregullores së aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës për operacionet me para të gatshme dhe një informim mbi takimin e mbrëmshëm të mbajtur me emisarin Lajçak.
Fjala e plotë hyrëse e zëvendëskryeministrit Bislimi:
Faleminderit që keni ardhur sot të përcjellni konferencën për media timen dhe të ministrit të Financave z. Murati, ku do të adresojmë dy tema: çështjen e rregullores së aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës për operacionet me para të gatshme dhe një informim për takimin e mbrëmshëm me EUSR, z. Lajçak. Do të filloj unë dhe pastaj ministri Murati do shtojë elemente që kanë të bëjnë me fillimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore.
Nё fund tё vitit që lamë pas, Banka Qendrore e Kosovёs ka aprovuar Rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila hyn nё fuqi qё nga dita e nesёrme. Ashtu edhe si ёshtё sqaruar disa herё nga institucioni qё ka aprovuar rregulloren, e njëjta ka njё sёrё objektivash: ajo synon tё ketё nёn kontroll sasinё dhe cilёsinё e kartёmonedhave nё qarkullim; tё mbrojё integritetin e sistemit financiar tё vendit; tё avancojё dhe shtrёngojё luftёn ndaj aktiviteteve kriminale nё tregun financiar si pёrshembull financimin e terrorizmit, pastrimin e parave, futjen nё pёrdorim të kartёmonedhave tё falsifikuara e të tjera. Nuk ka dyshim se qёllimi final i rregullores, pёrveç nё ekzekutimin e politikës monetare nё vend, ёshtё edhe mbrojtja si e konsumatorit ashtu edhe e sistemit tё pagesave nё Republikën e Kosovёs.
Nё kёtё kontekst, objekt i rregullores nuk ka qenё dhe as ёshtё caktimi i monedhёs zyrtare nё qarkullim, meqё kjo ёshtё e caktuar shumё mё herёt. Njёsoj, nuk ka qenё fokus i rregullores ndalimi i qarkullimit tё ndonjё monedhe specifike, sepse edhe kjo temё ka qenё dhe vazhdon tё jetё e rregulluar nё Kushtetutёn tonë, si akti mё i lartё juridik i vendit. Andaj, çfarёdo tentative qё rregullorja tё trajtohet nga, ose vetёm nga aspekti i ndalimit tё pёrdorimit tё njё monedhe tё caktuar, nё rastin mё tё mirё pёrbёn mosnjohje tё rregullores apo kompetencave tё Bankёs Qendrore, por edhe tendencё pёr keqpёrdorim tё kёsaj rregulloreje pёr interesa jofisnike politike.
Nё nxjerrjen e kёsaj rregulloreje, BQK-ja ёshtё kujdesur nё maksimum pёr ruajtjen e pavarёsisё sё saj tё plotё si institucionale ashtu edhe menaxheriale, komponente keto tё rёndёsishme pёr garantimin e njё performance tё suksesshme tё secilit institucion qё ka pёrsipёr rolin e dizajnuesit dhe zbatuesit tё politikёs monetare nё vend. Dhe njёherit ka dёshmuar nivel mbresёlёnёs tё profesionalizmit, komponentё kjo shumё e rёndёsishme nё garantimin e integrimit tё suksesshёm tё sistemit tonё monetar nё platformat dhe mekanizmat e bashkёpunimit rajonal dhe ato brenda Eurozonёs. Pёr kёtё, qeveria e Kosovёs i ёshtё pafund mirёnjohёs autoriteteve vendimmarrёse nё Bankёn Qendrore tё vendit.
Kjo rregullore sjell njё varg risish tё rёndёsishme, qё ndёrlidhen me ndalimin e riqarkullimit tё monedhёs prej 500 eurove, vendosjen e rregullave precize pёr menaxhimin e importit apo eksportit tё kartёmonedhave tё denominuara nё euro apo valuta alternative, tregon kushtet apo standardet pёr licensim tё operatorёve qё merren me importim tё kartёmonedhave apo edhe makinave numruese, por edhe vendos rregullat pёr kёmbimin e kartёmonedhave tё dёmtuara. Tё gjitha kёto, hyjnё nё fuqi ditёn e nesёrme. Tentativa qё data e hyrjes nё fuqi tё interpretohet vetёm nga kёndi i ndikimit qё do tё ketё nё transportimin e valutave nё dinarë, e shpёrfill rregulloren nё tёrёsi dhe devalvon tё gjitha kёto aspekte tё rёndёsishme qё rregullojnё operacionet me para tё gatshme nё vend.
Mё lejoni tё pёrsёris qё Rregullorja e BQK-së as e ndalon, as e lejon, e as merret me dinarin serb. Kjo meqё dinari serb, nuk ka qenё as i lejuar mё herёt, nё mёnyrё qё rregullorja ta ndalojё atё. Megjithatё ka njё sёrё brengash qё ndёrlidhen me ndikimin qё zbatimi i rregullores mund tё ketё tek ata qytetarё qё kanё pranuar transfere nga Republika e Serbisё pёrmes strukturave ilegale qё kanё operuar dhe vazhdojnё tё operojnё kundёrligjshёm nё treg, si dhe ndikimin qё mund tё ketё kjo rregullore pёr ato biznese qё pёr vite me radhё kanё kryer transaksione në dinarë, e tё cilat nuk kanё mundur tё regjistrohen nё sistemin e llogarive kombёtare e as tatimohen nga administrata tatimore e vendit. Java e kaluar ёshtё pёrcjellё me njё sёrё takimesh, reagimesh e kёrkesash, dhe poashtu ka qarkulluar edhe njё mori keqinterpretimesh tё mesazheve kryesore qё kanё dalё nga kёto takime e këto deklarata.
Mё lejoni qё nё kёtё drejtim tё potencoj sa vijon:
Asnjё nga kёrkesat e palёve tё involvuara, e sidomos kjo vlen pёr miqtё tanë ndёrkombёtarё, nuk e vё nё dyshim ligjshmёrinё e rregullores sё miratuar nga BQK-ja. Nuk e vë në dyshim as faktin që BQK-ja ёshtё institucioni i vetёm qё dizajnon dhe zbaton politikёn monetare nё vend; nuk e vë në dyshim, qё nё të gjithё kёtё proces, BQK-ja ёshtё institucion i pavarur, dhe qё nё kёtё dizajnim tё politikave monetare, BQK-ja i nёnshtrohet vetёm Kushtetutёs sonё dhe standardeve mё tё avancuara ndёrkombёtare qё rregullojnё sistemin e pagesave; nuk e kontestojnё qё euro ka qenё dhe vazhdon tё jetё e vetmja valutё zyrtare nё pёrdorim; dhe të gjitha e vlerësojnë lart nevojёn pёr mbrojtjen e qytetarёve dhe sistemit bankar nga kartёmonedhat e falsifikuara, nga aktivitetet qё financojnё terrorizmin, nga pastrimi i parave dhe rreziqet tjera me tё cilat ballafaqohet sistemi financiar i njё shteti.
E vetmja brengё e partnerёve tanë ka tё bёjё mё domosdoshmёrinё qё pёr pёrshtatjen eventuale tё operimit nёn obrellёn e re tё rregullave, ata qytetarё tё cilёt kanё pranuar dhe vazhdojnё tё pranojnё transfere nga Republika e Serbisё, tё kenё pak mё shumё kohё nё dispozicion e nё tё njëjtёn kohё tё jenё tё informuar më mirë mbi implikimet qё dalin nga zbatimi i kёsaj rregulloreje.
Nga kjo sa u tha mё lart, bёhet e qartё se kёrkesa parёsore ёshtё sigurimi i njё tranzicioni tё lehtёsuar dhe siguria tek qytetarёt serb, qё implementimi i rregullores nuk nёnkupton ndalim tё transfereve nga Serbia dhe nuk nёnkupton reperkusione eventuale financiare pёr mbajtjen e valutёs sё njё shtetit tjetёr. Menaxhmenti i Bankёs Qendrore të Kosovës, ka ofruar opsione se si mund tё rregullohet kjo pa shkaktuar vёshtirёsi dhe paqartёsi eventuale tek qytetarёt e komunitetit serb, tё cilёt kanё operuar me monedhёn dinarë deri mё tani.
Qeveria e Republikёs sё Kosovёs ёshtё e vendosur qё zbatimi i ligjshmёrisё nё secilёn pjesё tё territorit tё Kosovёs tё jetё i pakushtёzuar dhe i pakompromis. Nё tё njëjtёn kohё, Qeveria e Republikёs sё Kosovёs është e pёrkushtuar qё periudhat eventuale tranzitore tё sigurojnё qё qytetarёt tё adaptohen sa mё shpejtё, sa mё lehtё dhe pa dёmtime. Mekanizmat e qeverisё qё kanё pёr obligim zbatimin nё praktikё tё kёsaj rregulloreje, do tё fokusohen nё plotni qё nё kёtё fazё tranzitore tё investojnё mё shumё nё informim dhe edukim tё bizneseve dhe qytetarёve e jo nё masa ndёshkuese nga dita e nesёrme. Ministria e Tregtisё dhe Industrisё ёshtё pёrkujdesur qё Agjensioni pёr Regjistrimin e Bizneseve tё fillojё operimin edhe nё kёto katёr komuna në veri të Kosovës, nё mёnyrё qё bizneset tё mund tё regjistrohen e fiskalizohen. Bankat komerciale qё operojnё nё Kosovё kanë dhe janё udhёzuar tё hapin degё tё reja nё katër komunat veriore tё vendit dhe poashtu Banka Qendrore i detyron tё njëjtat qё tё ofrojnё xhirollogari bankare bazike e tё cilat nuk bartin asnjё kosto pёr poseduesit e tyre.
Ne, si Qeveri e Republikёs sё Kosovёs, lusim menaxhmentin e Bankёs Qendrore tё Kosovёs qё tё vendosё linjёn e komunikimit me Bankёn Qendrore tё Serbisё, pёr tё gjetur mekanizmin mё tё pёrshtatshёm qё mundёson vazhdimin e dёrgimit tё mёtejmё tё donacioneve nga Serbia pёr qytetarёt e komunitetit serb nё Kosovё, dhe qё nё tё njëjtёn kohё siguron transparencё dhe siguri pёr tregun financiar tё vendit. Nё aranzhimin e kёtyre modaliteteve, ka shembuj nga e kaluara, ku pёrshembull qeveria e Republikёs sё Kosovёs ka dёrguar mbёshtetje pёr komunёn e Preshevёs e pastaj Banka Qendrore e Serbisё me automatizёm ka konvertuar eurot nё dinarё dhe i ka transferuar nё llogarinё e komunёs sё Preshevёs. Njёsoj siç ka panumёrt shembuj kur Republika e Serbisё dёrgon pagesa nё euro nё vendet fqinje tё saj. Sa mё shpejt tё arrihet ky dakordim, aq mё i madh ёshtё kontributi i këtyre dy bankave qendrore nё largimin e brengave eventuale tek njё pjesё e qytetarёve.
Mё lejoni nё vazhdim tё prek edhe njё listё brengash tё apostrofuara nё ditёt qё lamё pasё e pёr tё cilat besoj se ka më shumë nevojё pёr qartёsi.
Është thënë që zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme pritet të godasë më shumë pensionistët nga radhët e komunitetit serb, për arsye se ata nuk kanë akses në llogari bankare dhe nuk janë të familjarizuar me përdorimin e euros për transaksionet e tyre të përditshme. Fillimisht dua t’ju njoftoj se Qeveria e Republikës së Kosovës përmes thesarit të saj, në baza mujore transferon mjete monetare tek 26.987 pensionistë të komunitetit serb.
Të gjitha këto mjete transferohen në llogari bankare dhe në valutën euro. Do të thotë që secili nga këta 26,987 pensionistë, që janë diku 35% e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, kanë llogari bankare, pranojnë euro dhe kryejnë pagesa me euro si edhe secili qytetar tjetër i Kosovës. Pensionet që marrin nga Serbia janë mbi këto pensione që marrin nga Kosova, por që pa asnjë problem mund të transferohen në të njëjtat llogari bankare ekzistuese. E njëjta vlen edhe për 2.205 familje që përfitojnë nga asistenca sociale nga Republika e Kosovës, apo për 4.244 fëmijë që përfitojnë nga shtesat universale për fëmijë dhe 1.372 llogari bankare ku thesari derdh mjetet e veta financiare për të mbështetur lehonat në 6 muajt e parë pas lindjes.
Shto këtu edhe pagesat për të gjithë ata të cilët punojnë për institucionet publike, lokale e qendrore në Republikën e Kosovës. Të gjitha këto së bashku nënkuptojnë që në Kosovë janë 33.090 llogari bankare tek të cilat shteti i Kosovës ka transferuar dhe vazhdon të transferojë pagesa në euro. Nëse kësaj i shtojnë edhe diku 10.000 llogari bankare që ekzistojnë në pronësi të qytetarëve serb por që nuk kanë pranime nga shteti, del që në mesatare secila familje serbe në Kosovë disponon afërsisht me dy llogari bankare aktive. Ndërsa, Bankat komerciale janë të hapura edhe për klientët tjerë që kërkojnë hapjen e llogarive të ngjashme. Mesazhi që dua të përcjell është që kjo brengë më shumë është e krijuar artificialisht, brenga e mungesës së llogarive bankare dhe mosfamiljarizimi në pagesa me euro.
Brenga e dytë lidhet me ndikimin që zbatimi i kësaj rregullore mund të ketë për sistemin paralel të arsimit dhe shëndetësisë që operon në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kjo brengë është përforcuar meqë ekziston percepsioni se ky sistem është në plotni i financuar nga Republika e Serbisë. Dua të potencoj që Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave, ka formulë shumë të saktë me të cilat shpërndan grantet qendrore për komunat, dhe këto grante jo që nuk i diskriminojnë komunat me shumicë serbe, por kanë kritere që mundësojnë diskriminim pozitiv të të njëjtave. Kjo vlen sidomos për grantin për edukim dhe shëndetësi, përfshirë këtu alokimet shtesë për tre komunat që ofrojnë edhe shërbime shëndetësore sekondare si rezultat i decentralizimit asimetrik dhe kompetencave shtesë që burojnë nga plani i Ahtisarit.
Pjesa më e madhe e këtyre granteve është përdorur për paga dhe mëditje. Kjo nënkupton që mësuesit, mjekët e infermierët që operojnë në sistemin e edukimit dhe atë shëndetësor në këto komuna, kanë pranuar dhe vazhdojnë të pranojnë paga nga sistemi buxhetor i Kosovës, dhe këto mjete paguhen vetëm në euro, shpenzohen vetëm në euro në Republikën e Kosovës.
Më lejoni të përmend vetëm dy shembuj në këtë drejtim: Për shembull në Komunën e Shtërpcës, në vitin 2023, i gjithë granti për edukim ka qenë 1.3 milionë euro, ndërsa të njëjtin vit, për pagat në sistemin e edukimit në këtë komunë janë shpenzuar shumë më shumë se granti i edukimit, apo 1.7 milionë euro. Në komunën e Graçanicës për shembull në të njëjtin vit, granti për shëndetësi ka qenë në total diku 1.55 milionë euro, dhe në të njëjtin vit, vetëm për paga janë shpenzuar diku 1.48 milionë euro.
Si përfundim, asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka arsye t’i frikësohet zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të vendit. Secili qytetar i Republikës së Kosovës duhet të gëzohet kur forcohet integriteti i sistemit financiar, kur pamundësohet pastrimi i parave, kur pamundësohet financimi i aktiviteteve terroriste, kur mbrohemi nga futja në përdorim e monedhave të falsifikuara, dhe kur i gjithë sistemi ynë bëhet më transparent dhe më i qëndrueshëm.
Qeveria do të kujdeset që të ketë sa më shumë informim e sa më shumë edukim. Banka Qendrore e Kosovës do të duhej të kujdesej që qytetarët në secilën komunë të kenë akses në sistemin bankar të vendit, e kjo nënkupton prezencë më të madhe të bankave komerciale me filialet e tyre, si dhe në të njëjtën kohë të kujdeset që në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Serbisë të gjejnë mekanizmin e përshtatshëm për sigurimin e transferit të donacioneve që Serbia dëshiron të dërgojë tek qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.
Të gjithë ne së bashku duhet të kujdesemi që zëri i atyre që informojnë e edukojnë të dëgjohet më shumë e më zëshëm se sa zëri i atyre që dezinformojnë, hapin panik e manipulojnë për interesa të ngushta e afatshkurtra politike.
Tani më lejoni që në pika të shkurtra t’ju njoftoj edhe për takimin e mbrëmshëm me zotin Lajçak, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për dialog mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Në takim kemi diskutuar këto tema:
Tema e parë: Ka të bëjë me domosdoshmërinë e formalizimit tё Marrëveshjes bashkë me Aneksin zbatues. Ka deklarata nga Serbia se ata zbatojnë çdo marrëveshje të cilën e nënshkruajnë. Kjo deklaratë fton për nënshkrim. Me këto deklarata z. Vuçiq thotë se nëse doni që unë ta zbatoj Marrëveshjen Bazike më detyroni ta nënshkruaj të njëjtën. Krahas këtyre deklaratave ka letra që znj. Bërnabiq ka dërguar në Parlamentin Evropian, ku thekson se ata nuk e kanë këtë marrëveshje, nuk do ta zbatojnë, nuk e njohin integritetin territorial të Kosovës dhe që nuk pranojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata e Kombet e Bashkuara.
Tema e dytë për të cilën kemi diskutuar me z. Lajçak, ka të bëjë me domosdoshmërinë e largimit sa më të shpejtë të masave ndëshkuese të Komisionit Evropian. Ne i kemi prezantuar argumentet tona, pse vendosja e këtyre masave dëmton vendin, pse është e palogjikshme dhe vendos jo balancë edhe në dialog dhe pengon rrugëtimin evropian të Kosovës. Ka dakordim që është e pakuptimtë që Kosovës i janë vënë masa pse ka dërguar katër kryetarë në zyrat e tyre, ndërkaq Serbisë nuk i janë vendos masa edhe pas aktit terrorist të datës 24 shtator në Banjska.
Kemi diskutuar si temë të tretë, problemet ende të pazgjidhura nga udhërrëfyesi i zbatimit të Marrëveshjes së Energjisë. Në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek përdoruesit apo konsumatorët e energjisë në veri, por ende janë disa çështje që presin për t’u zgjidhur. Tema e parë që është shumë e rëndësishme për Kosovën është lëshimi në funksion i linjave të interkonjeksionit në mes Kosovës dhe Serbisë. Tema e dytë e cila është po aq e rëndësishme ka të bëjë me vendosjen e matësve digjitalë te konsumatorët në veri. Ka pas një gatishmëri të Bashkimit Evropian që të financojë projektin e vendosjes së matësve digjitalë, por ka pas pastaj paqartësi se në ç’masë një projekt i tillë mund të ndikohet nga masat e vendosura ndaj Kosovës. Nga z. Lajçak kemi marrë sqarimin se është arritur pajtueshmëria që kjo masë apo ky projekt nuk mund të futet në listën e masave të Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht mund të ecim tutje dhe problemi i tretë të cilin e kemi diskutuar janë borxhet e akumuluara të KOSTT-it, si rezultat i devijimeve për konsumin e energjisë pas tetorit të vitit 2022, për të cilën ne presim që Bashkimi Evropian duhet të gjejë një zgjidhje për financimin e tyre.
Tema e katërt që e kemi diskutuar me emisarin e Lartë të Bashkimit Evropian ka të bëjë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shfrytëzimin e suficitit në katër komunat në veri të Kosovës për shlyerjen e një pjese të borxhit të akumuluar të KOSTT-it. Ja kemi shpjeguar z. Lajçak, se mjetet e Fondit të Mirëbesimit në veri, pasi të kalojnë në buxhetin komunal të aprovuar nga Fondi, pushojnë të jenë mjete të Fondit të Mirëbesimit dhe trajtohen si të hyra të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Pesë, kemi trajtuar problemet që përcjellin zbatimin e marrëveshjes për targat. Ne kemi konvertimin e të gjitha veturave me targa KM në ato zyrtare dhe legale në Republikën e Kosovës, kemi njohjen e targave reciprokisht me Serbinë, por kjo shtron pastaj nevojën që në veri të ketë autoshkolla, ku mund të merret patentë shoferi, të këtë qendra për kontrollimin teknik e të tjera, edhe konvertimin e patentë shoferëve që janë marrë në Serbi, dhe për këto jemi duke u munduar që të gjejmë zgjidhje dhe lidhur me këtë edhe kemi biseduar për nevojën që të rritet ofrimi i shërbimeve të noterisë në katër komunat në veri të Kosovës.
Gjashtë, kemi diskutuar për brengat që janë ngritur nga aprovimi i Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, për të cilën folëm në pjesën e mëparme. Të gjitha këto që sqaruam më parë, ja kemi sqaruar edhe zotit Lajçak.
Shtatë, kemi folur për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës. Ka brenga nga Komisioni Evropian që tani pas grumbullimit të peticionit mund të ekzistojnë paqartësi se si ecën tutje procesi i zgjedhjeve, kush duhet të caktojë datën për votimin për shkarkimin e kryetarëve, a është kjo kompetencë e Presidentes apo e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe çka në qoftë se ky Udhëzim Administrativ sfidohet nga ndonjëra palë në Gjykatën Kushtetuese.
Tetë, kemi diskutuar për problemet që ndërlidhen me propozimin e Komisionit Evropian rreth pasaportave ilegale të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Kemi treguar qëndrimin tonë se një propozim i tillë minon pavarësinë e Republikës së Kosovës, minon integritetin territorial të Kosovës, minon dialogun për normalizim dhe minon përpjekjet tona për integrim të qytetarëve të komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës. Dhe po ashtu krijon probleme të mëdha të sigurisë dhe zbatimit të Marrëveshjeve për riatdhesim që kemi nënshkruar me vendet e Bashkimit Evropian para liberalizimit të vizave me qytetarët tanë.
Dhe së fundmi, si temë e fundit kemi diskutuar edhe për shkeljet që i bën operatori i telefonisë mobile MTS, qoftë me depërtimin e frekuencave në Kosovë, qoftë me shkeljen e marrëveshjes bazë për madhësinë e aseteve që duhet të disponojnë në Kosovë, qoftë për investimet e tyre që shkojnë përtej aprovimeve nga rregullatori, qoftë edhe për sa i përket instrumenteve të reja të cilat ata i kanë futur, dhe nuk janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Këto pra janë temat që i kemi diskutuar.
Last modified: 31 Janar, 2024