Kryeministri Kurti mirëpriti sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtare të pingpongut që po zhvillohen në Kosovë


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 28 tetor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpritën në Ballkonin e Qeverisë, sportistë pjesëmarrës dhe zyrtarë të garës World Table Tennis (WTT) Youth Contender dhe WTT Feeder të organizuar nga Federata e Pingpongut në Kosovë.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri u uroi sportistëve ndërkombëtarë mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi të gjithë për rolin dhe kontributin për sportin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi, e për rininë në veçanti. Ai u dëshiroi suksese në gara e përgjatë karrierës së tyre profesionale, teksa i ftoi që të vizitojnë përsëri Kosovën.

Këtë vit në garat e WTT Youth Contender, të cilat u zhvilluan nga 24 deri më 27 tetor, morën pjesë sportistë nga 14 shtete. Pingpongisti Imran Duraku, zuri vendin e dytë për Kosovën në kategorinë U11. Në kategoritë U15 dhe U19 fitues dolën pingpongistët nga Anglia, Belgjika, Bullgaria dhe Korea e Jugut. Mbrëmë, kryeministri Kurti ishte i pranishëm në sallën “1 Tetori”, ku ndoqi nga afër finalet e kësaj gare.

Nga 30 tetori deri me 1 nëntor, po në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të zhvillohet edhe gara e dytë ndërkombëtare e pingpongut, WTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë sportistë nga 31 shtete. Kjo është hera e parë që Federata e Pingpongut të Kosovës po organizon garat e WTT, që cilësohet si ngjarja më e madhe e pingpongut e organizuar ndonjëherë në vendin tonë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors