Kryeministri Kurti vizitoi festivalin tradicional “Hardh Fest”


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Rahovec, 6 shtator 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizitoi sot festivalin tradicional “Hardh Fest’”, që mbahet në Komunën e Rahovecit.

Kryeministri Kurti veçoi faktin që këtë festival e vizitojnë 100 mijë veta, teksa bëri ftesë publike që sa më shumë qytetarë ta vizitojnë atë deri me 8 shtator sepse kështu i mbështesim prodhuesit vendorë të cilët janë bërë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe eksportet e shtetit.

“Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.3 milionë janë për eksport, dhe këtu ka kontribuar shumë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila i ka mbështetur vreshtarët me 1050 euro për hektar, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 cent për litër nga 4 cent sa ishte më herët”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai shtoi se deri më tani, gjatë qeverisjes sonë, fermerët e vreshtarët të Komunës së Rahovecit janë përfitues të 21 milionë eurove përmes granteve e subvencione, ndërsa deri në fund të vitit kjo shifër do arrijë deri në 26 milionë.

Krahas mbështetjes së vreshtarëve dhe vrerëtarëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Festivali “Hardh Fest” mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors