Kryeministri Kurti vizitoi Xhaminë e Osman Efendisë dhe Tyrben e Mehmetit të Vjetër në Artanë/Novobërdë


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Artanë/Novobërdë, 20 dhjetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Myftiun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, gjatë pasdites së sotme vizitoi Artanën, me rastin e restaurimit të tërësishëm të Xhamisë së Osman Efendisë dhe Tyrbes së Mehmetit të Vjetër.

E njohur ndryshe për banorët e Artanës, si Xhamia/ Mesxhid i Çarshisë, është njëra ndër së paku 5 xhamitë e vetme sa ishin të ndërtuara në periudhën osmane (1455 – shek. XX). Ndërsa, sot kjo është Xhamia e vetme në qytetin e Artanës, dhe si e tillë është renditur në listën e monumenteve në mbrojtje të përkohshme, që ndodhet brenda zonës së veçantë e mbrojtur “Qyteti Mesjetar i Novobërdës”.

Në anën tjetër, Tyrbja e Sheh Mehmetit, i është ndërtuar personit me emrin Mehmeti i Vjetër, dhe ka shërbyer për kryerjen e ceremonive fetare të njërit prej 12 sekteve të dervishëve.

Këto janë dy nga 20 monumentet e trashëgimisë kulturore të cilët janë restauruar në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse për dialog ndër-komunitar dhe kohezion shoqëror”.

Në kuadër të këtij programi dy monumentet e lartpërmendura janë restauruar në tërësi, duke siguruar ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, dhe njëkohësisht duke i kthyer monumentet në shërbim të komunitetit fetar dhe qytetarëve. Ky program është bashkëfinancuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe është zbatuar nga UNDP.

Kryeministri Kurti, ministri Çeku dhe Myftu Tërnava pas vizitës po ashtu zhvilluan një takim të shkurtër .

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors