Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 23 tetor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti sot Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Ai i uroi mirëseardhje ambasadorit Schnetzer. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ynë është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors