Kryeministri Kurti: Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave në vendin tonë e anekënd botës


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 23 tetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit të skulptorit Luan Mulliqi, të vendosur në hollin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

I shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ҫeku dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të profesorit Mulliqi.

Ndërsa në Librin e zisë, Kryeministri shkroi: “Shumë mend dhe mund është dashur për punët e mëdha që bëri dhe veprën madhështore që na e la ne. Akademik e profesor, intelektual e artist, qytetar e patriot, Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave që shënojnë sheshe e rrugë në vendin tonë e në aq shumë vende tjera anekënd botës.”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors