Prishtinë, 3 prill 2023
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut.