Prizren, 17 janar 2023
Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes z. Armend Mehaj, zëvendësministra dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga komunitetet joshumicë, organizuan një takim informues me të rinjtë boshnjakë, turq, romë, egjiptianë dhe goranë të komunës së Prizrenit.
Në këtë takim u bisedua për mënyrën e regjistrimit të ushtarëve, masat e ndërmarra për përmirësimin e mirëqenies së ushtarëve, planet për të ardhmen, si dhe u dëgjua sugjerime që do të kontribuonin në regjistrimin e tyre më të lehtë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, shenjues i përbashkët i saj është vullneti për t’i shërbyer atdheut, pavarësisht dallimeve kulturore. FSK mbetet forca gjithmonë stoike në mbrojtjen e sovranitetit territorial dhe jetës së qytetarëve”, u shpreh Zëvendëskryeministrja Redžepi.
