Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 20 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Krahas urimit për detyrën e re dhe mirëseardhjes në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë.

Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors