Kryeministri Thaçi priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it z. Marnhac


Image

Prishtinë, 28 janar 2013

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it n Xavier Bout De Marnhac me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të misionit të BE-së për sundimin e ligjit.

Në takim kryeministri Thaçi shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të EULEX-it në Kosovë  si dhe për angazhimin dhe përkushtimin personal të z. De Marnhac.

Kryeministri Thaçi me këtë rast ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës  për zbatimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore. Në këtë angazhim, ndihmesë të madhe ka dhënë edhe EULEX-i nën drejtimin e z. Marnhac.

“Edhe në të ardhmen ne presim që të bashkëpunojmë ngushtë me misionin e BE-së për të fuqizuar rendin, sigurinë dhe ligjin sidomos në veri të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac e falënderoi  kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e mirë dhe konstruktiv si dhe përkrahjen që i ka dhënë misionit të BE-së për sundimin e ligjit – EULEX.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors