Kryeministri Thaçi: Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës në këto 4 vjet e gjysmë pavarësi

Prishtinë, 7 shtator 2012

Pas votimit të amendamenteve kushtetuese lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi në ambientet e Qeverisë së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, me ç’rast ka falënderuar deputetët dhe gjithë spektrin politik të Kosovës.

Në vazhdim po japim fjalën e kryeministrit Thaçi në këtë konferencë shtypi.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Më lejoni që në këtë ditë me rëndësi të veçantë dhe historike për Republikën e Kosovës, në emër të Qeverisë së Kosovës të falënderoj gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që votuan amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu falënderoj gjithë spektrin politik që votuan edhe për ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe BE-së për mandatin e EULEX-it. Këto kanë qenë angazhime konkrete të qeverisë së Kosovës, një punë e përbashkët mes qeverisë dje autoriteteve ndërkombëtare me një konsultim të ngushtë me presidenten, harmonizim të këtyre përkushtimeve edhe me parlamentin e Kosovës, andaj jam këtu që të falënderoj deputetët që votuan për këto amandamente kushtetuese, e në të njëjtën kohë edhe për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së.

Po ashtu, uroj edhe gjithë qytetarët e Kosovës për këtë sukses historik të institucioneve të Kosovës. Kjo ditë shënon përgjegjësi të re për shtetin e Kosovës, pavarësi të plotë me përgjegjësi të plota.

Tani Kosova ka implementuar në përpikëri dokumentin e presidentit Ahtisari për ndërtimin e Kosovës së re, evropiane, shumetnike të reformave demokratike. Mbetet për të bërë edhe më tutje po shteti i Kosovës po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë, dhe përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë është edhe vlerësimi më i lartë ndërkombëtar që i është bërë shtetit të Kosovës në këto 4 vjet e gjysmë pavarësi.

Në seancën solemnet ë hënën gjithçka është e përgatitur dhe Kosova do të ketë festë, do të ketë përgjegjësi të reja në të njëjtën kohë. Kosova do të mirëpret shumë personalitete botërore, në mesin e tyre edhe presidentin Ahtisari, ambasadorin Ishinger, Visner dhe shumë personalitete botërore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors