Fjalimi i Kryeministrit Hashim Thaçi me rastin e shënimit të 6 Shtatorit- Ditës së Policisë së Kosovës

Prishtinë, 6 shtator 2012

Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi mbajtur me rastin e 6 Shtatorit- Ditës së Policisë së Kosovës.  

Të nderuar zv. Kryeministra, ministra, zv. ministra;

Të nderuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare,

Të nderuar ambasador

Të nderuar familjarë të policëve të rënë në detyrë

Mysafir të respektuar;

Zonja dhe zotërinj;

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Kosovës tu përshëndes në këtë datë të madhe .

Jam shumë i nderuar që jam këtu me rastin e 13 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

13 vite më parë filloi trajnimin gjenerata e parë e Policisë së Kosovës e cila numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Sot Policia e Kosovës është një institucion i ri i sigurisë i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale. Një institucion multietnik, me përfaqësim të denjë gjinor, dhe i hapur e i barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë të bëhen pjesëtarë të këtij shërbimi.

Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet që gëzon besimin më të lartë nga qytetarët, por kjo është falë punës së juaj të palodhshme, por mbi të gjitha profesionale.

Shtatori përveç që sjell përvjetorin e Policisë së Kosovës, këtë vit na sjell edhe një datë tjetër të rëndësishme – me 10 shtator e përmbyllim procesin e Pavarësisë së Mbikëqyrur.

Në këtë ditë ne përkujtojmë heroin Enver Zymberi , i cili ra në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij procesi institucionet e Kosovës kanë kaluar nëpër reforma të thella legjislative, kushtetuese, por edhe institucionale. Shteti i Kosovës si shtet sovran, i pavarur, duhet të jetë i përgatitur për përgjegjësitë e reja që dalin nga përmbyllja e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Prandaj duke përfituar nga ky rast, kërkoj nga ju që në kuadër të misionit të juaj: të ofroni zbatim edhe më të lartë të ligjit në Kosovë në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase.

Të ofroni siguri për qytetarët tanë kudo që janë ata, dhe të jeni në gatishmëri të ruani territorin e shtetit tonë në çdo cep të vendit!

Tani jeni ndër forcat më profesionale dhe me efektive në rajon – dhe ky fakt bëhet edhe më i rëndësishëm kur flasim për rajonin tonë sepse ne e dimë të gjithë se shtetet e rajonit përballen me sfida të ngjashme.

Republika e Kosovës si një shtet i ri është i përcaktuar që së bashku me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar dhe vendeve mike të arrijë objektivat e saj në fushën e sigurisë.

Objektiva këto të cilat synojnë që edhe më tepër të avancojnë rolin e Kosovës në partneritetin rajonal për paqe dhe stabilitet, si dhe të fuqizojnë kontributin e Kosovës si një partner i ardhshëm në sigurinë kolektive.

Të gjitha institucionet dhe strukturat e sigurisë në Kosovë, janë ndërtuar dhe strukturuar në përputhje të plotë me standardet më të avancuara ndërkombëtare, në bashkëpunim të plotë me NATO-n, dhe organizmat e tjerë ndërkombëtar.

Së fundi me lejoni që shkurtimisht të ndajë me ju vizionin e Kosovës për të ardhmen tonë të përbashkët – që patjetër do të jetë e ardhmja Evropiane, pra anëtarësimi në BE dhe NATO. 

Pra sot shënojmë 13 vjetorin e Policisë së Kosovës, datë kjo jashtëzakonisht e rëndësishme historike për Kosovën dhe jemi mbledhur sot këtu të gjithë për nderuar këtë datë si shtet duke respektuar .

Me këtë rast falënderoj simbolin e rezistencës kombëtare z. Adem Demaçi për prezencën e tij

Urime edhe njëherë dhe ju dëshiroj suksese të mëtejme në detyrë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors