Kryeministri Thaçi: T’i lëmë anash interesat partiake, për të punuar për shtet ndërtimin

Prishtinë, 01 shtator 2012

Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve lidhur me bojkotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës , kryeministri Hashim Thaçi theksoi se ky është një veprim i nxituar, i pamatur dhe i papjekur politikisht. “Nuk besoj se është në interesin e asaj partie që të mbetet e veçuar dhe bojkotuese e procesit”, theksoi kryeministri Thaçi duke kërkuar nga autoritet lokale që të fokusohen në punët që janë të thirrura për t’i kryer e kësaj radhe për Prishtinën, që të hapet Prishtina, të zhvillohet, të modernizohet.

 “Këto katër vite e gjysmë kemi punuar bashkërisht për implementimin e Planit të Ahtisarit. Bota pret nga ne, nga Kosova, nga gjithë spektri politik mençuri, urtësi dhe unitet politik dhe qytetar”, tha  kryeministri Thaçi  duke i ftuar liderët politikë  që t’i lënë anash interesat e ngushta personale, partiake dhe elektorale, për të punuar për shtet ndërtimin, konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë në mënyrë që me 10 shtator , në këtë ngjarje të madhe për Kosovën të festojmë bashkërisht  për perspektivën e sigurt të integrimit në NATO dhe në BE. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors