Kryeministri Hashim Thaçi udhëton në vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 1 shtator 2012

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, udhëton sot për një vizitë zyrtare në Slloveni.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Slloveni do të zhvillojë takime me kryetarin e Republikës së Sllovenisë, Danillo Turk dhe me kryeministrin e slloven, Janez Jansha. Kryeministri Hashim Thaçi në takimet me udhëheqjen e shtetit Slloven do të bisedojë për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryeministri Hashim Thaçi, do të merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku do të zhvillojë takime me pjesëmarrës të forumit nga vendet e rajonit. Ky forum synon që të nxis nivelin e lartë të dialogut në mes të liderëve nga sektori privat dhe publik për çështjet e zhvillimeve të ardhshme në Evropë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors