Kryeministri Hashim Thaçi: Qeveria e Kosovës me të gjithë mekanizmat e vetë kushtetues dhe ligjorë nuk do të lejojë që pretendimi i Serbisë për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë të realizohet


Image

Prishtinë, 14 mars 2012

Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka ritheksuar qëndrimin e shtetit të Kosovës dhe të institucioneve të saj, për të kundërshtuar pretendimin e Serbisë për organizimin e zgjedhjeve lokale apo të përgjithshme në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ky pretendim është në kundërshtim të plotë me ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës, por, gjithashtu në kundërshtim të plotë edhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe normat tjera ndërkombëtarë mbi të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka vlerësuar se pretendimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje brenda territorit të Kosovës, është përpjekje për agresion ndaj Kosovës. Gjithashtu, kryeministri Thaçi ka vlerësuar se kjo sjellje e Serbisë është antievropiane dhe bie ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe me perspektivën evropiane të shteteve tona.

“Prandaj Qeveria e Kosovës do të përdorë të gjithë mekanizmat e vet kushtetues dhe ligjor që ky pretendim i Serbisë të mos realizohet në territorin e Kosovës as për zgjedhje lokale e as për ato të përgjithshme”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi dhe ka theksuar se të vetmet zgjedhje legale në Kosovë janë zgjedhjet që organizohen nga institucionet e vendit tonë.

Kabineti qeveritar ka aprovuar Rregulloren e përkohshme për Organizimin dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ka marr vendim për plotësimin e Programit legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2012 me dy nisma të reja ligjore.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka emëruar Fadil Kodrën, kryeshef ekzekutiv të Agjencionit për Menaxhimin Emergjent dhe ka dhënë pëlqimin e përcaktuar nga neni 3 i Ligjit për Prokurim Publik për procedurat e tenderimit për furnizim me pajisje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhje është aprovuar edhe plotësim ndryshimi i vendimit për themelimin e Bordit për Monitorimin e Strategjisë për Integrimin e Personave të Riatdhesuar në këtë përbërje:

 

1  Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së,              kryesues;

1  Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së,     zv. kryesues;

2  Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së,                   anëtar;

3  Sekretari i Përgjithshëm i MASHT-it,               anëtar;

4  Sekretari i Përgjithshëm i MMPH-së,               anëtar;

5  Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së,                    anëtar;

6  Sekretari i Përgjithshëm  i MPMS-së,                anëtar;

7  Sekretari i Përgjithshëm i MF-së,                       anëtar;

8  Sekretari i Përgjithshëm i MKK-së,                    anëtar;

9  Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së,                      anëtar;

10 Drejtori i DSHAM-it/MPB,                                 anëtar.

 
Ndërsa në cilësinë e ekspertëve  të këtij bordi do të jenë:

 

1 Përfaqësuesi i MPB-së;

2 Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, anëtar;

3 Përfaqësuesi i UNHCR-it, anëtar;

4 Përfaqësuesi i IOM-it, anëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors