Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të ndajë dhjetë mijë euro për familjen Berisha nga Vasileva e Drenasit

Prishtinë, 10 shkurt  2012

Me qëllim që t’u gjendet sa më pranë në këto momente të vështira familjarëve të viktimave të shpërthimit të zjarrit në Vasilevë të Drenasit, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Berisha dhe dy të tjerë u lënduan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të ndajë dhjetë mijë euro për këtë familje.

Kryeministri Thaçi edhe njëherë ju shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe uron që fëmijët e lënduar të familjes Berisha të shërohen sa më shpejtë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors