Kryeministri Thaçi rithekson mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Masterplanit për zhvillimin e Qendrës turistike në Brezovicë

Prishtinë, 9 shkurt 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të Masterplanit për zhvillimin e Qendrës turistike në Brezovicë, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka ritheksuar se ky masterplan është një dokument strategjik dhe zhvillimor, me rëndësi të veçantë për tërë Kosovën dhe parasheh që Brezovica të ketë jetë një ndër qendrat kryesore të rekreacionit dhe sporteve dimërore në rajon, bazuar në klimën dhe terrenin shumë të favorshëm që ka kjo zonë e Kosovës.

Në takim, Kryeministri Thaçi ka shprehur mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për tërheqjen e investitorëve të fuqishëm ndërkombëtar me qëllim të zhvillimit të kësaj zone të interesit të veçantë për vendin tonë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors