Prishtinë, 9 shkurt 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit, me rastin e humbjes së tre anëtarëve të saj, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Berisha,
Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e jetëve të më të dashurve tuaj, si pasojë e shpërthimit të zjarrit.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Urojmë që fëmijët e familjes tuaj, që u lënduan nga ky shpërthim, të shërohen sa më shpejt.
Qeveria e Republikës së Kosovës solidarizohet dhe ndan dhembjen me familjen tuaj, duke qenë pranë jush në mbështetje të plotë.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës