Prishtinë, 28 Korrik 2011
Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi pat soti një bisedë telefonike me Kryeministrin e Republikës së Berisha për të diskutuar ngjarjet e fundit në Kosovë.
Me këtë rast Kryeministri Thaçi e informoi Kryeministrin Berisha për situatën e krijuar në veri të MItrovicës e në veçanti në pikat doganore 1 dhe 31 duke i konfirmuar në të njejtën kohë vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës për kthimin e ligjshmërisë në gjithë territorinë e Kosovës.
Në anën tjetër Kryeministri Berisha duke përgëzuar Kryeministrin Thaçi për suksesin e vendosjes së rendit në gjithë territorin e Kosovës, potencoi se vendimi i marrë nga ai ishte legjitim dhe legal i një shteti demokratik ku vlen parimi i sundimit të ligjit.