Kryeministri Hashim Thaçi takon ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach

Prishtinë, 13 korrik 2011 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës  ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach.

Kryeministri ka falënderuar ambasadorin për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.  Z. Thaçi po ashtu ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Gjermanisë për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës .

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në Kosovë në të gjitha sferat, si dhe sfidat e  institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors