Kryeministri Thaçi : Riparimi i palestrës sportive, ndërtimi i qendrës së biznesit dhe ndërtimi i një qendre multifunksionale do të financohen me 14.5 milionë euro nga KE dhe 8.5 milion euro nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë , 12 Korrik 2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsson, kanë prezantuar sot në Mitrovicë tri projekte që pritet të realizohen brenda dy viteve të ardhshme të financuara nga KE dhe Qeveria e Kosovës.  Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe ministrat, Bajram Rexhepi, Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi.

Riparimi i palestrës sportive, ndërtimi i qendrës së biznesit dhe ndërtimi i një qendre multifunksionale do të financohen me  14.5 milionë euro nga KE  dhe 8.5 milion euro nga  Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka falënderuat KE dhe z. Bjornson për bashkëfinancimin e këtyre objekteve me Qeverinë e Kosovës. Z, Thaçi tha se Mitrovica dhe qytetarët e saj do të vazhdojnë të jenë në fokus të Qeverisë së Kosovës,  sepse mitrovicasit  e kanë  merituar një gjë të tillë.

“Realizimi i këtij projekti do të jetë shtytës për zhvillimin e kulturës dhe sporteve që ka Mitrovica dhe për integrimin e të rinjve të këtij qyteti”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se ky është rezultat i qeverisjes së mirë në Mitrovicë, transparencës dhe efektshmërisë për të gjithë qytetarët e saj.

“Qeveria e Kosovës i ka vënë vetes objektivin për zhvillimin ekonomik të  vendit prandaj këto projekte i kontribuojnë zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik të vendit”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se ky është një projekt i munguar për Mitrovicën dhe do të jetë një ndër projektet më të bukura në Republikën e Kosovës.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, Kjartan Björnsson, vlerësoi se realizimi i këtij projekti do të ndikoj për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të të gjitha entiteteve të Mitrovicës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës ,  kryeministrin Thaçi dhe Komisionin Evropian për investimet në Mitrovicë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors