Zëvendëskryeministri Kuçi: Deri tani kemi arritur të bëjmë një rishikim të tërësishëm të reformës së administratës publike në Kosovë

Prishtinë, 12 korrik 2011

Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike.  Në hapje të takimit z. Kuçi ka thënë se Komisioni për Reformën e Administratës Publike ka për qëllim parësor organizimin dhe funksionalizimin e mirëfilltë të administratës sonë dhe përfshija e reformave të  domosdoshme. Ky proces ka filluar pothuajse për një dekadë, por materializimi i këtij koncepti është në realizim e sipër.

“Në saje të  arriturave që i kemi bërë deri më tani, qoftë në angazhimet tona si kabinet qeveritar, por qoftë edhe përmes projektit të FRIDOM-it, kemi arritur që të bëjmë një rishikim të tërësishëm të administratës publike në Kosovë, por tani, ka nevojë që atë pjesë rishikimi, ta bëjmë të implementueshëm për institucionet e Republikës së Kosovës, por gjithmonë duke ruajtur harmoninë njëra me tjetrën, por duke pasur parasysh reformën për secilën instrument qeveritar veç e veç, por edhe atë në tërësi”, theksoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Në takim sot është miratuar rishikimi funksional dhe kërkesa për procedim në përpilimin e Planeve Zhvillimore Strategjike për Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë  e Punëve të Jashtme. Po ashtu është bërë prezantimi dhe miratimi i Planeve Zhvillimore Strategjike për Ministrinë  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë  për Komunitete dhe Kthim; Ministrinë  e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Financave.

Në takim është bërë prezantimi i arritjeve në hartimin e Planeve Zhvillimore Strategjike për Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; Ministria e Shëndetësisë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors