Zëvendëskryeministrja Tahiri mbajti fjalim në Konferencën Botërore të Grave 2011 në Kanada

Ottava, 8 korrik 2011

Zëvendëskryeministrja Tahiri ishte folëse në panelin me temën “Çmimi i paqes – financimi për çështjet gjinore në vendet paskonfliktit për të përmirësuar ripërtëritjen dhe rindërtimin e këtyre vendeve” ku morën pjesë edhe përfaqësuese nga Sierra Leone, znj. Valnora Ewdin, dhe Timori Lindor, znj. Evette Fatima Sarmenta de Oliviera.
 
Në fjalën e sajë, zonja Tahiri vlerësoi përparimet në planin e fuqizimit të grave në mbarë botën duke theksuar se barazia e natyrshme mes dy gjinive është në rrugë të mirë dhe ftoi për një angazhim strategjik drejtë barazisë së plotë gjinore. Zëvendëskryeministrja foli për fuqizimin inkurajues të grave në Kosovë, në politikë dhe vendimmarrje, si dhe potencoi rolin e jashtëzakonshëm të grave për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin demokratik të Kosovës. Në vazhdim, ajo prezantoi veprimtarinë e Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore të cilën e drejton, duke theksuar se është një organizatë me vlera unike e cila angazhohet për forcimin e paqes, stabilitetit të rajonit, integrimet euro-atlantike dhe fuqizimin e grave. “Gratë kanë potenciale të mëdha për paqe dhe demokraci, andaj duhet të jenë pjesë e domosdoshme e vizionit dhe angazhimeve për një botë më të mirë” tha zëvendëskryeministrja Tahiri duke theksuar në veçanti nevojën për mbështetje më të madhe financiare në projektet për fuqizimin e grave. Ajo po ashtu falënderoi UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme për programet për çështjet e grave si dhe për ftesën e bërë për të marrë pjesë në këtë Konferencë të rëndësishme
 
Që nga Konferenca e Pekinit 1995, konferencat botërore e grave organizohen çdo tre vite nëpër vende të ndryshme të botës si një bashkim global i grave të avancuara përmes hulumtimit, shkëmbimeve, lidershipit dhe angazhimeve. Konferenca prezanton ngjarje unike globale në përforcimin e aftësive të grave në vendimmarrje, kapacitetet e tyre organizative, përkrahja në shkëmbimin e përvojave dhe ideve si dhe shtytje për hulumtim dhe rrjetëzim për çështjet e gruas. Në Konferencën e Ottavës morën pjesë rreth 2000 gra nga gjithë bota.
 
Gjatë ditës, zëvendëskryeministrja Tahiri u takua me bashkëkryesuesen e Konferencës, Caroline Andrew, profesoreshë në Universitetin e Otavës, me të cilën biseduan për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e prosperitetit të grave. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors