Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës ka premtuar dhe po realizon një sistem funksional dhe të pavarur të drejtësisë


Image

Prishtinë, 23 qershor 2011

Po e japim të plot fjalën e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës  në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Pallatit të Drejtësisë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian,
Të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës,

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhje në këtë ngjarje të veçantë dhe të rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Vënia e këtij gurë-themeli për Pallatin e Drejtësisë tregon rrugëtimin e  pandalshëm të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj drejt fuqizimit të sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, institucioneve të saj demokratike dhe rrugën e saj të pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndërtimi i këtij objekti modern, me bashkëfinancim nga Komisioni Evropian, është dëshmi e partneritetit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, dëshmi se Kosova po punon me përkushtim të plotë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Vendosja e institucioneve të drejtësisë në këtë objekt modern, do ta lehtësojë punën e këtyre institucioneve, do të mundësojë qasje më profesionale në punën e tyre dhe do të krijojë parakushte për funksionimin më të mirë të tërë sistemit  të drejtësisë në Kosovë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka premtuar dhe po realizon përkrahjen për institucionet e drejtësisë në Kosovë. Krijimi i kushteve më të mira materiale për gjyqtarët dhe prokurorët, përmes rritjes së pagave, si dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme për këto institucione, janë dëshmi e përkushtimit të Republikës së Kosovës për të krijuar një sistem funksional dhe të pavarur të drejtësisë.

Rritja e pagave për punëtorët e sistemit të drejtësisë ka qenë njëri nga komponentët kryesorë që mundëson shtimin e efikasitetit dhe përgjegjësisë, si dhe ndikon në avancimin e zhvillimit të sistemit gjyqësor.

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka avancuar në mënyrë substanciale pozitën e gjyqtarëve dhe përmirësimin e kushteve të tyre , si pjesë e zbatimit të ligjit dhe pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për një sistem gjyqësor të pavarur.

Gjithashtu, mbështetja në reformimin institucionalë dhe forcimin e kapaciteteve në sistemin gjyqësor kanë qenë dhe mbeten përkushtim kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky reformim do të mundësoj avancimin e proceseve integruese dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Deri më tani janë bërë hapa substancial të orientuara fillimisht në kompletimin e palos reformuese legjislative , që do të mundësojnë  struktura më funksionale të sistemit të gjykatave si dhe kompletimin e strukturave institucionale në sistemin e gjykatave dhe atë të prokurorisë.

Zonja dhe zotërinj

Ligji dhe rende si prioritete i vendit tonë ,mund të arrihet vetëm nëpërmjet ligjeve të mira , gjykatësve profesionalë, të pavarur dhe efikas. Megjithatë arritja e këtij synimi jetik për zhvillimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës do të jetë e vështirë pa plotësimin e kushteve dhe ambiente të përshtatshme për punë.

Në këtë drejtim ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë paraqet hapin e radhës në realizimin e synimeve tona dhe projektin më kapital që është bërë deri tani në avancimin e sistemit të drejtësisë.

Ky investim do të ofrojë hapësira adekuate për sistemin gjyqësor dhe do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve në drejtësi. Gjithashtu, do të lehtësojë qasjen publike dhe do të rrisë mirëbesimin në sektorin e drejtësisë duke përmirësuar efikasitetin, pavarësinë, besimin dhe transparencën e sistemit gjyqësor.

Zonja dhe zotërinj

Përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në fuqizimin e sistemit të drejtësisë do të vazhdojë dhe do të rritet.

Përkrahja e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe miqve tanë do të jetë tejet e nevojshme edhe në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors