Prishtinë, 21 qershor 2011
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, mori pjesë në forumin për dialog, “Mbi Dialogun”, organizuar nga “Projekti për Marrëdhënie Etnike”, ku pjesëmarrës ishin shqipëtarë dhe serbë nga Kosova.
Në këtë forum u diskutua për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Zëvendëskryeministrja Tahiri foli për efektet e dialogut, duke thënë se me dialog synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe, po ashtu, dialogu kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mesë dy vendeve. Ky normalizim i plot arrihet pas njohjes reciproke të dy shteteve, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri, duke thënë më tutje se, si efekt tjetër i rëndësishëm është edhe rëndësia e qasjeve evropiane në dialog.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka theksuar se ka përparime substanciale që nga fillimi i këtij dialogu që kanë të bëjnë për çështjet në fushën e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe çështjet e telekomunikacionit. Znj.Tahri bëri të qartë se vijat e kuqe për të cilat nuk do të bisedohet janë statusi i Kosovës, integritetit territorial i Kosovës, i cili është i pacenueshëm. Po ashtu, rregullimi i brendshëm i Kosovës është çështje e sovranitetit të institucioneve të Kosovës, ka theksuar Zëvendëskryeministrja, duke shtuar se bashkëpunimi evropian është shumë i rëndësishëm dhe se për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia e ka kusht ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Fryma bashkëpunuese dhe në fqinjësi se mire përshpejton integrimet euroatlantike, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.
Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të Parlamentit, opozitës, si dhe shoqërisë civile në Republikën e Kosovës.