Zëvendëskryeministrja Tahiri takoi përfaqësuesit e OJQ-ve, “ENKLAVA”

Prishtinë, 20 qershor 2011

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, ka pritur disa nga përfaqësuesit e organizatës  “Enklava”, që  përbëhet nga OJQ-të lokale nga komuniteti serb në Kosovë.

Gjatë takimit  u diskutua pjesëmarrja e serbëve në proceset shoqërore në Kosovë, si dhe për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e jetesës në të. 

Duke folur për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Republika e Kosovës ka një frymë konstruktive dhe kreative në dialog dhe dominon fryma evropiane.

Në takim u tha se ky dialog kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përshpejtonë integrimet euroatlantike të të dyja vendeve.

Zëvendëskryeministrja Tahiri paraqiti vizionin dhe objektivat e politikës së Kosovës në përgjithësi, i cili vizion është  përcaktuar për integrime euroatlantike dhe në këtë kuadër potencoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors