Kryeministri Kurti i shprehë ngushëllime familjes Tahiri, për ndarjen nga jeta të Ramush Tahirit

 

Prishtinë, 13 gusht 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ramush Tahiri.

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Ramush Tahirit. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta mbarë familjes Tahiri, farefisit e miqve për vdekjen e familjarit dhe mikut të tyre, tha kryeministri Kurti.

Do ta kujtojmë me respekt për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors