Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi liderin e partisë SYRIZA z. Alexis Tsipras


Image


Image


Image


Image


Athinë, 9 korrik 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Athinë liderin e partisë SYRIZA z. Alexis Tsipras.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti u bashkua me të ftuarit e tjerë, në darkën e ftuar nga z.Tsipras, në përmbyllje të Tryezës së Rrumbullakët, ku kryeministri ishte folës.

Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” morën pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors