Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan


Image


Image


Image

Prishtinë, 6 korrik 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, pritën në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga z. Bruno Ceka.

Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijës, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors