Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Pakistanit, Imran Khan


Image

Prishtinë, 16 qershor 2021

Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urimet e kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan me rastin e rizgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës.

Rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka në udhëheqësinë tuaj, thuhet në letër urim.

Pakistani dhe Kosova ndajnë njëra me tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore të cilat tejkalojnë kufinjtë geografikë, shprehet kryeministri Khan në letrën e tij, teksa shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me kryeministrit Kurti në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors